Shtyhet seanca e gjykimit në themel për Belerin, gjyqtarja e re kërkoi një javë kohë për t’u njohur me dosjen

Shqipëria

Shtyhet seanca e gjykimit në themel për Belerin, gjyqtarja e re kërkoi një javë kohë për t’u njohur me dosjen

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Seanca e parë e gjykimit në themel për Fredi Belerin u shty.

Kjo për shkak se gjyqtarja e re e caktuar, kërkoi një javë kohë për t’u njohur më shumë me dosjen.

Më herët burime të sigurta për TCH, konfirmuan se Gjykata që do të pranojë kërkesa për dorëheqjen e Etleva Dedës, që është zëvendësuar nga Flora Hajredinaj, që do të thotë se trupa gjyqësore plotësohet me tre gjyqtarë, dhe kështu karta mund të hapet në procesin e themelit, në këtë seancë që konsiderohet seanca numër një.

Seanca e kaluar dështoi edhe për shkak të kërkesave të gjyqtares Deda e cila kërkohej të largohej nga trupat gjyqësore.

Prej 14 shtatorit, procesi për Belerin nuk është hapur ende. As SPAK as avokatët e Fredi Belerit nuk kanë dëgjuar provat e Prokurorisë nga njëra anë por dhe mbi pafajësinë që këmbëngul kryebashkiaku i Himarës, i zgjedhur por ende jo i betuar në detyrë.

Ai ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Lartë ku kërkon të betohet dhe të njihet dhe të shkojë në krye të detyrës.

Fredi Beleri akuzohet për korrupsion zgjedhor, ku pagoi një qytetar i cili dëshmoi se mori para dhe ia dha qytetarëve në këmbim të votave. Beteja do të vazhdojë e fortë dhe nën syrin e diplomacisë grekëve që kanë qenë të pranishëm në çdo seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat