Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen dy makina, njëra prej tyre përfundon në pjesën anësore të rrugës

Shqipëria

Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen dy makina, njëra prej tyre përfundon në pjesën anësore të rrugës

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:10
Fier

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes një prej tyre ka përfunduar në pjesën anësore të rrugës.

Të dy drejtuesit e automjeteve kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërkohë që janë transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë përveç shpejtësisë edhe lagështia në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat