Aksident në aksin Lezhë-Kurbin, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shqipëria

Aksident në aksin Lezhë-Kurbin, makina përplas për vdekje këmbësorin

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Kurbin.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, në vendin e quajtur Markatomaj. Shtetasi P. S. që drejtonte automjetit të tij, ka aksidentuar këmbësorin Gj. N. 79 vjeç, banues në Markatomaj, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat