Gjendet i pajetë një person pranë kufirit shqiptaro – grek

Shqipëria

Gjendet i pajetë një person pranë kufirit shqiptaro – grek

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Një person i pajetë është gjetur këtë të mërkurë në afërsi të kufirit shqiptaro – grek mbi fshatin Ponçarë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ka shenja dhune.

Ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizë.

Pritet identifikimi i këtij shtetasi, rreth 60 vjeçar dhe më pas hetimet mbi zbardhjen e rrethanave që kanë sjellë vdekjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat