“Gati për fushatë”/ Rama rikthehet në grupin e PS për të “ndezur” motorrët

Shqipëria

“Gati për fushatë”/ Rama rikthehet në grupin e PS për të “ndezur” motorrët

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:46
Edi Rama

Deputetët e Partisë Socialiste u zgjuan shpejt këtë të mërkurë, sepse kryetari i partisë i kishte thirrur në një mbledhje grupi herët në mëngjes, qysh në orën 8:30.

Edi Rama që prej kohësh nuk merrte pjesë në mbledhjet e përjavshme të grupit, kishte ardhur për t’ju thënë se kjo do të ndryshojë, ai do tu rikthehet mbledhjeve dhe kjo të thotë se të gjithë deputetët duhet të jenë më seriozë në jetën parlamentare.

Përkushtimi i parë, vjen miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, për të cilin Rama kërkoi bashkëpunimin mes deputetëve dhe ministrave.

“Deptuetët dhe të gjithë tani duhet të jenë më të përfshirë për të kaluar buxhetin. Të mos ketë mungesa dhe të realizohen mbledhjet e komisioneve. Ministrat të marrin në konsideratë nevojat e zonave për investime sipas kërkesave të deputetëve”, mëson ABC News të ketë thënë Edi Rama.

Kryeministri ju ka thënë deputetëve se fushata është afër, dhe për këtë socialistët do të ndezin motorrët, si zakonisht, më shpejt se të tjerët. Kjo me gjasë do të duket më 4 nëntor, datë kur mendohet thirrja e Kongresit të Partisë Socialiste, forumit më të madh të saj.

“Duhet të bëhemi gati për Kongresin në fillim të nëntorit. Më shumë mundësi e mbajmë gjatë javës së parë. Duhet të përgatitemi sepse jemi shumë shpejt në prag të vitit elektoral”,-tha kryeministri.

Rama ju shpjegoi deputetëve të tij se në seancat parlamentare nuk ka ardhur qëllimisht, sepse në praninë e tij, opozita krijon situata ilariteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat