Arian Çani revoltohet me deputetët e PD: Duhet përleshje, nuk jeni seriozë

Shqipëria

Arian Çani revoltohet me deputetët e PD: Duhet përleshje, nuk jeni seriozë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:45
Arian Çani

Gazetari Arian Çani tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se aksioni opozitar lë për të dëshiruar.

Sipas tij deputetët e Partisë Demokratike nuk janë seriozë dhe duhet përleshje për t’i treguar mazhorancës se kanë përballë kundërshtarë të vërtetë.

“Në politikë ndonjëherë ka disa kode të pashkruara, dihet kush është shumicë, dihet kush është pakicë, jepi të drejtën shumicën. Pra, unë i bëj thirrje Ramës të lejojë opozitën të bëjë komisione, është e vetmja mënyrë.

Ramsi është e vetmja mënyrë që nëse do të shfryjë pak valvulat e inatit, minimalisht duhet të lejojë komisionet hetimore që deputetët e opozitës të ndihen sikur kanë diçka në dorë, t’i bëjë të ëndërrojnë pak,” – u shpreh Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat