Berisha: Procesin e privatizimit e nisi Nano, procesi i bazuar në kallëzim të rremë

Shqipëria

Berisha: Procesin e privatizimit e nisi Nano, procesi i bazuar në kallëzim të rremë

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 13:05
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi këtë të hënë një konferencë për media, ku analizoi veprimet e tij në lidhje me dosjen “Partizani” që po hetohet nga SPAK.

Teksa i cilësoi masat e sigurisë si fletërrufe të kryeministrit Rama, Berisha tha se, ai dhe dhëndri i tij nuk kanë shkelur asnjë ligj të vendit.

Berisha theksoi se procedurën për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” e nisi kryeministri Fatos Nano dhe ishte Edi Rama në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës ai i cili ndryshoi destinacionin e tokës në truall ndërtimi.

“Së katërti, cilido që lexon paçavuren e Edvinit dhe larove të tij skapistë, konstaton se klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij, nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. Ai, bazuar në dokumente zyrtare të firmosura nga komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosur, ky klub nuk ishte në listën e planit të hapjes së ushtrisë.

Së pesti, procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente dhe këtë fakt.

Së gjashti, destinacioni i klubit Partizani nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama, madje edhe dy vite përpara se të përfundonte procesi i privatizimit, për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij. SKAP dhe Edi Rama i fshehin këto dokumente.

Së shtati, pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumente”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat