“Berishën ta mbajë në shtëpi, mos flasë shumë” Hoxha: Ja tri rrugët që i kanë ngelur për të ndjekur

Shqipëria

“Berishën ta mbajë në shtëpi, mos flasë shumë” Hoxha: Ja tri rrugët që i kanë ngelur për të ndjekur

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 23:16
Luan Rama

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, gazetari Poli Hoxha u shpreh se Berishën do të bënin mirë ta mbajnë në shtëpi dhe mos fliste shumë se do t’i përdoret në gjykatë.

Hoxha: Berishën do të bënin mirë ta mbajnë në shtëpi dhe mos fliste shumë se do t’i përdoret në gjykatë.

Berisha ka 3 rrugë: të shkojë dhe të përballet atje me gjykata dhe inshallah del i pafajshëm dhe 100 herë më i fuqishëm; ose të dalë jashtë sistemit, të thërrasë ata që i mbështetin se nuk njeh asgjë institucion; ose të kërkojë azil sepse po i shkelen të drejtat e tij. Këto janë tri rrugët që i kanë mbetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat