Dy avokatët e Berishës paraqiten në GJKKO

Shqipëria

Dy avokatët e Berishës paraqiten në GJKKO

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:19
Sokol Mengjezi dhe Genc Gjokutaj

Dy avokatët e Sali Berishës Sokol Mengjezi dhe Genc Gjokutaj janë paraqitur mesditën e kësaj të martë në GJKKO.

Ndërkohë ish kryeministri Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e ish kompleksit Partizani, refuzon të shkojë në GJKKO dhe po mban një konferencë për mediat.

Seanca është caktuar të thirret sot në orën 14:00, por rreth orës 11:00 nga selia e Rithemelimit, ndërsa vetë Berisha paralajmëroi se nuk do të shkojë në GJKKO për t’u marrë në pyetje duke thëne se nuk shkel Kushtetutën.

Një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi. Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën ‘korrupsion pasiv’.

Policia e Shtetit ka tentuar mbrëmjen e kaluar, por edhe të shtunën, që ta njoftojë ish-kryeministrin me masën e sigurisë, por Berisha i ka shmangur.

Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”. Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për ‘korrupsion aktiv’ dhe ‘pastrim parash’ .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat