Deputeti në Bundestagun gjerman Krichbaum në Tiranë: Rruga e Shqipërisë drejt BE e pakthyeshme

Shqipëria

Deputeti në Bundestagun gjerman Krichbaum në Tiranë: Rruga e Shqipërisë drejt BE e pakthyeshme

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 11:36
Gunther Krichbaum

Zëdhënësi për Çështjet Evropiane i Grupit Parlamentar të CDU/CSU dhe njëkohësisht deputeti në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum ndodhet për një vizitë dy ditore në Tiranë.

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, Gunther Krichbaum u shpreh se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e pakthyeshme dhe se Bundestagu gjerman e ka mbështetur dhe do ta mbështesë atë në rrugën e saj drejt Evropës.

“Rruga e Shqipërisë drejt BE është e pakthyeshme. Bundestagu gjerman e ka mbështetur këtë rrugë e do vazhdojë ta bëjë. Është në anën tuaj. Rruga ka qenë e mundimshme dhe bëhet fjalë për as më shumë edhe as më pak se sa për transformimin e shoqërisë.

Procesi i vettingut ka një karakter model për vendet e tjera. Ajo çka Shqipëria ka bërë deri tani është me karakter shembulldhënës. Në përgjithësi, të gjitha reformat që Shqipëria po bën janë në dobi të popullsisë së këtij vendi. Reformat nuk bëhen në dobi të Berlinit, Brukselit apo Parisit por në interes te shqiptarëve”, tha Krichbaum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat