Përplasja e fortë Krichbaum-Berisha, Bumçi: Deputeti gjerman gënjeu

Shqipëria

Përplasja e fortë Krichbaum-Berisha, Bumçi: Deputeti gjerman gënjeu

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 12:57
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi komentoi në një intervistë për Euronews Albania përplasjen e fortë mes deputetit të Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum dhe Sali Berishës.

Ai i konsideroi të pavërteta deklaratat e Krichbaum, i cili ndër të tjera tha se politizimi që i po bëhet SPAK-ut me çështjen Berisha është absurd.

“Unë nuk e di a është i kapur apo cilat janë motivet e tij, por një gjë mund ta themi me siguri. Ai nuk tha të vërtetën, ai gënjeu madje dhe për imunitetin. Kushtetuta gjermane, neni 46 ka imunitet dhe për hetimin, që nuk e ka Kushtetuta e Shqipërisë. Zoti Berisha dhe kushdo tjetër mund të hetohet pa i hequr imunitetin sepse s’ka më imunitet. E kemi hequr në vitin 2012, kur ishim ne në pushtet, por kufizimin e lirisë po, kërkohet miratimi,” – u shpreh Bumçi.

Krichbaum tha më herët se “për Berishën janë bërë akuza të forta sepse bëhet fjalë për prona të përfituara, SHBA e ka shpallur non grata, dhe përpara se të takohem me njerëz do doja që të mos kishim asnjë lloj akuze konkrete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat