Shqipëri, gati 2.5 milionë pasagjerë përmes Rinasit

Shqipëria

Shqipëri, gati 2.5 milionë pasagjerë përmes Rinasit

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Në tremujorin e tretë të këtij viti, kanë udhëtuar me linja ajrore 2 milionë e 476 mijë e 244 pasagjerë përmes aeroportit të Rinasit në Shqipëri.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin lidhur me transportin ajror ku bëhet e ditur se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes Rinasit është rritur me 32.8 për qind.

Ndërkohë, volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 490,5 ton, nga të cilat 73.8 % janë mallra të hyrë dhe 26.2 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2022, volumi i mallrave paraqitet me ulje 1.4 %, shkruan ATSh.

Referuar të dhënave, gjatë tremujorit të tretë 2023, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 112.850 avionë.

Numri i mbikalimeve në hapësirën ajrore shqiptare rezultoi 96.490, duke u rritur me 17.4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Në transportin ajror operojnë 21 shoqëri ajrore, nga këto 19 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat