Qeveria e re në Mal të Zi/ Andoni: Koalicioni nuk do e ketë ‘jetën’ e gjatë, keqardhje që shqiptarët ishin të përçarë

Shqipëria

Qeveria e re në Mal të Zi/ Andoni: Koalicioni nuk do e ketë ‘jetën’ e gjatë, keqardhje që shqiptarët ishin të përçarë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 23:43
Ben Andoni

Analisti Ben Andoni thotë se qeveria e re në Mal të Zi, nuk do e ketë ‘jetën’ e gjatë, teksa shprehu keqardhjen që shqiptarët ishin të përçarë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Andoni deklaroi se veprimi i dy partive shqiptare, që votuan për një qeveri pro serbe dhe pro ruse, ishte pragmatist dhe ky pragmatizëm do t’i dënojë këto forca politike.

Sipas Andonit, e djathta ekstreme është gjithmonë e më e pranishme në vendet e Ballkanit.

“Besoj po vendosni një cak të asaj parregullsie që sot duket në vendet e Ballkanit. E djathta eksteme po afrohet gjithmonë e më shumë në Ballkan, e gjejmë në partitë që kanë orientime sllave ruse, dhe sllave serbe. E kemi parë, edhe në vende të BE të djathën ekstreme, e shikon në Perëndim të djathtën, por edhe dukshëm në vendet tona. Elementë të së djathtës ekstreme i ke në Serbi, Maqedoni e Veriut. Më vjen keq që në Mal të Zi u arrit të bëhet një koalicion që nuk do e ketë jetën e gjatë. Nuk e ka mbështetjen politike në vend.

Parlamenti i Malit të Zi është me 81 vende, konfigurimi i partive atje është interesant në dukje, ndikimi serb është shumë i madh.  Më vjen keq që edhe këtë herë, shqiptarët ishin të përçarë. Në dukje, duket vendim pragmatist, por shqiptarët kanë arritur të kenë komuna, kjo e bën faktorin shqiptar shumë interesant. Veprimi ishte pragmatist, do të dëmtojë identitetin shqiptar, i jep mundësinë partive pro ruse dhe pro serbe që të mbijetojnë. Pragamatizmi ka për t’i dënuar partitë shqiptare.

Po ta shikoni me kujdes, përgatitja për qeverinë, bisedimet kanë javë që bëhen. Ishte taktikë për t’i treguar presidentes së Komisionit Evropian që Mali i Zi po funksionon. Ne na intereson më shumë faktori shqiptar, vendosja e zotit Gjeloshaj dhe e të tjerëve në këtë koalicion dhe sjella e tyre në këtë qeveri. Do shihet se do të veprojnë në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Do e shikojmë edhe në marrëdhëniet biletarale me Kosovën se si do të sillen, me Shqipërinë marrëdhëniet do të vazhdojnë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat