Ish-deputeti thirret në SPAK, zbardhen detajet e para

Shqipëria

Ish-deputeti thirret në SPAK, zbardhen detajet e para

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:57
Lefter Maliqi

Ish kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, është thirrur në SPAK në cilësinë e kallezuesit.

Maliqi kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës dhe kallëzoi në SPAK pretendimet e tij për manipulimet e bëra.

Në një deklaratë të dhënë më 19 maj, Maliqi tha se ka depozituar në SPAK faktet e dokumentuara për tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

“Për braktisjen e komisionit të zgjedhjeve, shkelje të shumta të procedurave dhe për ndërrrim kutish, votime në grup. Ka një sërë shkelje. Të gjitha këto shkelje janë të urdhëruara politikisht nga Çuçi dhe nga oligarkët.  Këtë do ta çojë deri në fund. Të gjitha faktet janë të dokumentuara. Jam i bindur se këtu ka krim shtetëror dhe krim elektoral. Janë hedhur miliona euro për të blerë votat në bashkinë e Kuçovës”- deklaroi Maliqi gajtë depozitimit të kallëzimit.

Sot ai është thirrur sërish në organin e akuzës në cilësinë e kallëzuesit për zgjedhjet lokale të 14 majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat