Gjirokastër, procedohen 8 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi

Shqipëria

Gjirokastër, procedohen 8 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka qenë e pranishme në të gjitha akset rrugore të qarkut (me fokus ato në afërsi të shkollave), gjatë muajit tetor.

Gjatë këtij muaji është arrestuar 1 shtetas që drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, janë proceduar penalisht 8 shtetas që drejtonin mjetet, pa leje drejtimi,  si dhe janë pezulluar 3 leje drejtimi.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe garantimin e sigurisë së nxënësve (përdorues të rrugës), në mëngjes dhe pas përfundimit të orarit mësimor, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun.

Pas konstatimit të shkeljeve të Kodit Rrugor dhe nëpërmjet përdorimit të mjeteve inteligjente që Policia Rrugore ka tashmë në dispozicion, gjatë muajit tetor 2023 janë ndëshkuar 765 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Janë ndëshkuar 576 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; Gjithashtu, janë ndëshkuar 253 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit; Janë ndëshkuar 7 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia e Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat