Aksion kundër lojërave të fatit në Pogradec, përfundojnë në pranga 2 persona

Shqipëria

Aksion kundër lojërave të fatit në Pogradec, përfundojnë në pranga 2 persona

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 11:08
Aksioni ka filluar prej disa javësh

Vijon aksioni për parandalimin e personave që kryejnë aktivitetin e lojërave të fatit në Pogradec.

Aksioni ka filluar prej disa javësh, ndërsa në pranga kanë rënë 2 shtetas të cilët vendosnin baste sportive nëpërmjet telefonave.

Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar si provë materiale telefona, ndërsa pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

Ky është rasti i dytë brenda dy javësh që arrestohen shtetas, pasi rasti i parë që kemi raportuar ishte me 3 të arrestuar, 1 të shpallur në kërkim dhe 1 në gjendje të lirë. Pritet komunikata zyrtare e policisë për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat