Qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së 34-vjeçarit, identifikohet autori! Ç’ndodhi mbrëmjen e djeshme

Shqipëria

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së 34-vjeçarit, identifikohet autori! Ç’ndodhi mbrëmjen e djeshme

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 56-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një 34-vjeçari në fshatin Kullë, Manzë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, të mbrëmjes së djeshme (2 nëntor). Pas hetimeve ka rezultuar se personi që qëlloi në drejtim të banesës së 34 vjeçarit me iniciale V. B., është shtetasi me iniciale H. H., banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi  me armë zjarri, në afërsi të banesës së një 34-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Rreth orës 20:30, të mbrëmjes së djeshme, sapo janë njoftuar se në drejtim të banesës së shtetasit V. B., 34 vjeç, në fshatin Kullë, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje, për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua shtetasi H. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili u shpall në kërkim. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat