Dosja ‘Partizani’/ Avokat Gjokutaj plas deklaratën e fortë: Gjyqtarja Gjoka u shkarkua në 1996 nga Berisha për korrupsion

Shqipëria

Dosja ‘Partizani’/ Avokat Gjokutaj plas deklaratën e fortë: Gjyqtarja Gjoka u shkarkua në 1996 nga Berisha për korrupsion

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:32
Genc Gjokutaj dhe Sali Berisha

Avokati Genc Gjokutaj thotë se procesi anti Berisha rezulton i projektuar në çdo fazë.

Detaji që ka zbuluar Gjokuataj ka të bëjë me vitin e largët, 1996, kur Sali Berisha ishte kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ka shkarkuar gjyqtaren Irena Gjoka nga sistemi pasi akuzohej për korrupsion. Kjo gjyqtare duhet të jepte dorëheqje nga çështja pasi ka konflikt të pastër interesi, u shpreh Gjokutaj. 

“Së fundmi që opinioni nuk e di,  është një gjyqtare e shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në 1996, e shkarkuar në cilësinë e kryetarit të lartë të drejtësisë ka qenë Berisha, pra e shkarkuar nga detyra e gjyqtarit si shkak madhor që e obligonte këtë gjyqtare të jepte dorëheqjen nga gjykimi i çështjes pasi ka pasur një konflikt të mëparshëm me personin dhe ligji në këto raste është i ftohtë e i prerë sepse riparimi i kësaj shkelje të çon te një proçes i rregullt gjyqësor.”, tha Gjokutaj në një intervistë.

Sipas tij procesi anti Berisha nuk do të realizohet pasi “Zyra e projektim-zbatimit” pritet të falimentojë.

“Dhe absurdi nuk ka të sosur! Tashme tej çdo dyshimi procesi anti Berisha rezulton i projektuar ne çdo faze por qe nuk do te realizohet pasi “Zyra e projektim -zbatimit” pritet te falimentoje!”, shkruan Gjokutaj në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat