Të përjashtuar për 10 ditë, deputetët e opozitës në Shqipëri përplasen me Gardën, Noka kapërcen rrethimin

Shqipëria

Të përjashtuar për 10 ditë, deputetët e opozitës në Shqipëri përplasen me Gardën, Noka kapërcen rrethimin

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 10:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputetët e opozitës janë përplasur me punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë në hyrjen kryesore të Kryesisë së Kuvendit.

Garda ka mbyllur derën e ambienteve të Kryesisë për të mos lejuar deputetët demokratë të përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare.

Teksa kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e Kuvendit, deputetët e opozitës nuk ia kanë dalë, përveç Flamur Nokës, i cili kaloi sipër kangjellave.

I vetmi që kishte mundur të hynte në ambientet e Kuvendit ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nga brenda ambienteve, e cilësoi ngjarjen si një skandal pasi deputetët nuk po lejohen të futen në zyrat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat