Moti i keq/ Rrezikohet përmbytja e banesave në Rrëshen, rënia e gurëve bllokon aksin Skuraj-Burrel

Shqipëria

Moti i keq/ Rrezikohet përmbytja e banesave në Rrëshen, rënia e gurëve bllokon aksin Skuraj-Burrel

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 08:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prej orëve të para të kësaj të mërkure rrebeshe shiu kanë ‘pushtuar’ vendin duke krijuar dhe problematika të shumta.

Në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve është fryrë Përroi i Zmejës në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave. Burime bëjnë me dije se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve.

Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile janë në terren.

Në qarkun e Durrësit ka prani të madhe të ujit në rrugët përreth Stadiumit Niko Dovana dhe në rrugën e Currilave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat