Deputetja Italiane: Familjet e emigrantëve në Shëngjin nuk do të ndahen

Shqipëria

Deputetja Italiane: Familjet e emigrantëve në Shëngjin nuk do të ndahen

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 20:26
Sara Kalany

Deputetja e “Fratelli D’Italia, Sara Kalany në një lidhje të drejtpërdrejt për Euroneës Albania, foli për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.

Ajo theksoi se marrëveshja është që çdo vit në Shqipëri të vijnë 86 mijë persona. Sipas saj nga kampi që parashikohet të ndërtohet për vitin 2024 nuk do të lejohen të dalin emigrantët.

Mes tjerash ajo nënvizoi se familjet nuk do të ndahen.

“Parashikohen 86 mijë persona për vit. Emigrantët nuk do të lejohen që të dalin nga kampi që do të ndërtohen. Në brendësi të kampit siguria do të garantohet nga autoritetet italiane. Natyrisht duke bashkëpunuar dhe me forcat e rendit shqiptare që do të ndodhen jashtë kampit. Ligji në Itali nuk parashikon që familjet të ndahen.

Nuk mund të ndahen familjet. Meloni dhe Rama në konferencë për shtyp konfirmuan se këto qendra do të jenë gati brenda pranverës 2024. Kemi këtë kohën gjatë dimrit për të ndërtuar këtë kamp gjithashtu dhe për të rregulluar protokollet që do të aplikohen për këtë marrëveshje dhe më pas për pranverën e ardhshme të jemi gati”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat