Rama: e-Albania në formë tjetër, do komunikohet me një person të krijuar nga inteligjenca artificiale

Shqipëria

Rama: e-Albania në formë tjetër, do komunikohet me një person të krijuar nga inteligjenca artificiale

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 17:23
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhen rritur kapacitetet e vendit në teknologji, teksa vuri theksin te sistemet teknologjike që mundësojnë shpejtësi shërbimesh dhe transparencë të punëve të shtetit.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e zgjeruar në Pogradec, Rama u shpreh se platforma e-Albania do të jetë në formë tjet1%r, duke nisue nga gjysma e dytë të vitit të ardhshëm.

“Ne të rrisim shumë më tepër kapacitetet e vendit në teknologji. Flas për digjializimin, flas për të gjitha sistemet tekonlogjike që mundësojnë një shpejtësi shërbimesh, shpejtësi dhe transparencë të lartë të punëve të shtetit dhe patjetër, ulin të gjitha abuzimet që vijnë si rezultat i ryshfetit dhe korrupsionit, qoftë edhe i paaftësisë dhe humbjeve të pafundme në kohë të burkracisë. Ju e keni parë se sa në ndihmë ka ardhur platforma e-Albania që sot e përdorin të gjithë për nevojat e tyre, për shërbime.

Tani, shumë shpejt, e-Albania do ta keni në një formë tjetër, njësoj si kur shkruani mesazhe dhe kur merrni mesazhe, do mund të komunikoni me e-Albania në kohë reale përmes një sistemi të ri që jemi duke e përfunduar. Pastaj, besoj, brenda gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm, do ta keni e-Albania në xhep, me zë dhe figurë, përmes inteligjencës artificiale.

Do hapësh telefonin dhe do kumunikosh, kam nevojë për këtë, në cilën rubrikë të futem. Do jetë një person atje, që nuk është person real, por person i krijuar, me inteligjencë artificiale që do të të orientojë. Ky është një shembull. Këto na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë për të zhdukur komplet, qoftës sekserë, qoftë nevojën për kushërinj apo krushq, qoftë kohën e pafundme që të harxhon marrëdhënia me zyrat”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat