GJKKO shkresë Kuvendit për marrjen në pyetje të ish-Kryeministrit Sali Berisha

Shqipëria

GJKKO shkresë Kuvendit për marrjen në pyetje të ish-Kryeministrit Sali Berisha

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar në shkresë Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha ku kërkohet marrja në pyetje e këtij të fundit.

Shkresa mban datën 14 Nëntor 2023 dhe është administruar nga Protokolli i Kuvendit.

“Në zbatim të urdhërimit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2023 bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me Nr. 117, datë 26.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që i përket shtetasit Sali Berisha me objekt: Marrjen në pyetje të personit nën hetim me qëllim marrjen dijeni nga ana juaj”, thuhet në shkresën e GJKKO.

Ndaj ish-Kryeministrit dhe kryetarit të PD Sali Berisha ka masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë Shqipërisë në lidhje me hetimet që po zhvillohen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, për akuzën e korrupsionit pasiv.

Berisha i ka hedhur poshtë këto akuza dhe refuzon të njohë vendimin e gjykatës për këtë masë sigurie, me argumentin se fillimisht duhej të merrej autorizim nga Parlamenti për shkak se është deputet.

Për të njëjtin hetim, në arrest në burg është dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ndërtuesi Fatmir Bektashi ka masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat