Rama: Tuneli i Llogarasë i hapur i gjithi, po bëhet betonimi final

Shqipëria

Rama: Tuneli i Llogarasë i hapur i gjithi, po bëhet betonimi final

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 08:32
Tuneli i Llogarasë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ju ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë me pamjet e tunelit kryesor të Llogarasë.

Ai thotë se po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit.

Në një postim në Facebook, kryeministri Rama shkruan se gjithashtu është hapur tuneli i emergjencës ku po punohet me elementet e sigurisë.

“Mirëmengjes dhe nga tuneli kryesor i Llogarasë, tani i hapur i gjithi e ku po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit, dhe ku është hapur tuneli i emergjencës në të cilin po punohet me elementet e sigurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat