Humbi jetën në aksident në Kavajë, 28-vjeçari, anëtar i Këshillit Bashkiak Rrogozhinë

Shqipëria

Humbi jetën në aksident në Kavajë, 28-vjeçari, anëtar i Këshillit Bashkiak Rrogozhinë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 18:17
Bajazit Thaçi

Personi në foto është Bajazit Thaçi, i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë” në Kavajë.

I riu, anëtar i Këshillit Bashkiak Rrogozhinë ka qenë duke drejtuar një automjet tip “Mercedes Benz”, kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Në një shënim në rrjetet sociale, Këshilli Bashkiak në Rrogozhinë shpreh ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të 28-vjeçarit.

“Me shumë keqardhje dhe trishtim, njoftojmë se anëtari i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë, Bajazit Thaçi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Kjo humbje e papritur ka lënë një boshllëk të thellë në komunitetin tonë dhe ka shkaktuar dhimbje për familjen e tij dhe miqtë. Ai ishte një kontribues i shquar në shërbimin e publikut dhe kishte përkushtim të palëkundur ndaj përparimit të bashkisë dhe komunitetit të saj. Jemi solidar me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të vështirë dhe shprehim ngushëllimet më të thella. Kujtimi i tij do të jetë një frymëzim për ne të gjithë, dhe do të mbetet gjallë në kujtesën tonë përgjithmonë,”– shkruan KB Rrogozhinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat