Shtrenjtohet “buka” e të varfërve! Fermerët në Korçë rrisin çmimin e fasuleve në 600 lekë

Shqipëria

Shtrenjtohet “buka” e të varfërve! Fermerët në Korçë rrisin çmimin e fasuleve në 600 lekë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Konsumatorët shqiptarë po paguajnë 2 herë më shumë për fasulen apo siç quhet ndryshe buka e të varfërve.

Në Korçë këtë vit fermerët prodhuan më pak fasule çka është shoqëruar me një rritje të konsiderueshme të çmimit të shitjes. Në treg një kilogram fasule kushton nga 450 – 600 lekë, vlerë që nuk ishte arritur asnjëherë më parë dhe kjo sipas fermerëve ka ndodhur për shkak se ata nuk morën as gjysmën e prodhimit që kishin parashikuar si pasojë e motit të paqëndrueshëm në fillim të verës i cili i dëmtoi bimët në fazën e çeljes dhe më pas të nxehtit ekstrem dhe thatësirës.

Fasulja është një ndër ushqimet që shqiptarët nuk e ndajnë nga tryeza e tyre por çmimi për ta është shqetësues ndaj thonë se do të konsumojnë më pak

Rajoni i Korçës llogarit çdo vit 2443 ha të mbjellë me fasule dhe rreth 2700 ton në vit prodhim, por në treg prodhimi vendas po konkurrohet nga ai i importit. Konsumatorët po e zëvendësojnë fasulen vendase me atë që vjen nga Egjipti dhe kushton 200 lekë për kilogram ose atë turke që shitet me 300 lekë për kilogram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat