Noka shpërthen pas marrjes së masës së sigurisë ndaj Ilir Beqajt: Malltezi në burg për pronën e tij, koncesionet në shëndetësi megavjedhje

Shqipëria

Noka shpërthen pas marrjes së masës së sigurisë ndaj Ilir Beqajt: Malltezi në burg për pronën e tij, koncesionet në shëndetësi megavjedhje

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 19:24
Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka e konsideron standard ulëritës vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. I ftuar në një program televiziv, Noka tha se Jamarbër Malltezi është në burg për pronën e tij, ndërsa koncesionet në shëndetësi janë megavjedhje.

“Sigurisht që standardi që po ndjek drejtësia e re politike për ish-ministrin e Edi Ramës dhe shokun e ngushtë të tij të fëmijërisë është një standard ulëritës. Kjo tregon se skapi i partisë është fiks siç i kemi thënë ne skapi i partisë. Prej kohësh është nën arrest ish-zv/ministri dhe pronari i koncesionit. Është një megavjedhje dhe është bërë një kujdes i madh që ministrat përjashtuar Ter Kokën që ishte një lojtar i importuar apo përjashto Ahmetajn që u shpall armik.

Ilir Beqaj sot është qytetar i këtij vendi, ndërkohë që Jamarbër Malltezi pse mori pronën e tij u arrestua si krye kriminel dhe sot është në burg dhe pse është dhëndri i Sali Berishës, sot është në burg. Jamarbër Malltezi nuk u ka vjedhur asnjë cent qytetarëve shqiptarë. Nuk ka lidhje me asnjë tender dhe është në burg. Ndërsa këtu flitet për qindra milionë euro të bëra rrush e kumbulla, dhe ai nuk preket. Ky është standardi që ka drejtësia e re politike. Njoftohen që do të arrestohesh dhe u bëhet deklarata nga zyra e Fugës dhe mënyrë skllavërore e lexojnë me devotshmëri dhe pastaj shkojnë… Edhe Terit kështu ia kërkuan por në fund e shitën
”, theksoi ai.

Noka u pyet edhe për akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e konsideruar sulm ndaj Partisë Demokratike. “Unë mendoj se pasi lobuan, morën peng bravën duke e përdorur për të likuiduar Sali Berishën dhe Partinë Demokratike nuk ia arritën. Tani është goditja e radhës. Në pamundësi për ta likuiduar politikisht, po tentojnë ta likuidojnë fizikisht. Është thjesht goditje që ky regjim i jep opozitës. Sali Berisha po të kishte pranuar që Brava të ishte në sqetullën e Edi Ramës, Sali Berisha do të shijonte gjithçka dhe dhëndrin do ta kishte investitor strategjik, madje edhe djalin.

Sali Berisha nuk pranoi që Partia Demokratike të bëhej notere e vjedhjes së Edi Ramës. Ky rast erdhi me ngut të madh në momentin që grupi parlamentar i Partisë Demokratike u bashkuan për të nisur aksionin opozitar, në momentin që grupet opozitare po bashkoheshin dhe ne do të zbrisnim në bazë. Sapo këto tre pika u proklamuan nga ne, me një urgjencë të madhe u fut dosja e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit”, theksoi ai.

Ndërsa Parlamenti pritet të zhvillojë seancën e radhës të hënën, Noka tha se dhjetëra gardistë po trajnohen në sallën e seancave plenare. “Këtu shikoni qindra gardistë duke u stërvitur se si të ekzekutojnë opozitën. Ja ku i keni. A ka gjë më të tmerrshme se kjo?”, tha ndërsa paraqiti një foto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat