Pse u shty Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste? Përgjigjet Blendi Klosi

Shqipëria

Pse u shty Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste? Përgjigjet Blendi Klosi

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 21:43
Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tregoi gjatë një interviste televizive arsyet se pse u shty Kongresi i Partisë Socialiste.

“Kemi dy platforma, platforma e Shqipërisë së viteve 2030 dhe një platformë e riergjenizimin e Partisë Socialiste po në vitet 2030 dhe për të dyja këto u gjykua që edhe në kuadër të diskutimit të buxhetit 2024 dhe për ta diskutuar shumë më gjerë se sa kaq, ne kërkuam një periudhë më të gjatë kohe duke mos cenuar aspak Kongresin e Jashtëzakonshëm, pra për të folur më shumë me socialistët, kemi kërkuar shtyrjen dhe Asambleja ka thirrur Kongresin e Jashtëzakonshëm që ka vendosur të jetë në fillim të muajit dhjetor”, theksoi ai.

Klosi foli edhe për ndryshime të mundshme në qeveri.

“Në Kongres do të shpalosen të dyja platformat dhe për mua me rëndësi është rienergjizmi i Partisë Socialiste. Pra të jemi forca politike që demonstron si do të jetë një forcë politike”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat