Vendimi i GJKKO për ish-ministrin Beqaj, avokati nxjerr zbuluar Prokurorinë

Shqipëria

Vendimi i GJKKO për ish-ministrin Beqaj, avokati nxjerr zbuluar Prokurorinë

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 12:25
Gentian Rumano 

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. Atij nuk i lejohet të largohet nga territori i Shqipërisë dhe duhet të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.

Avokati Gentian Rumano tha se SPAK po bën vlerësim personal për dosjen e sterilizimit.

Sipas tij, krahasimi procedural nuk bëhet me vlerësim personal të institucionit, por me ekspertë të fushës që të mund të kundërshtonin studimin e parë.

“Nga ana e prokurorisë po bëhet një interpretim i një studimi shkencor. Një studim shkencor ose rrëzohet nga një studim tjetër ose lihet në fuqi. Deri në këtë moment prokuroria ka bërë një vlerësim personal të kësaj situate pa u bazuar në rrethana të tjera. Nga vendimet që kemi lexuar nuk ekziston asnjë krahasim procedural, që nuk bëhet me vlerësim personal të institucionit por ekspertë të fushës që mund të kundërshtonte studimin e parë”, tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat