Gjobë 200 mijë euro biznesmenit të miellit “Prima”, pranga mashtruesit që përdori emrin e Veliajt

Shqipëria

Gjobë 200 mijë euro biznesmenit të miellit “Prima”, pranga mashtruesit që përdori emrin e Veliajt

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

I shumëkërkuari Florian Gjergji, i cilësuar si “koka” e skemave të mashtrimit ka dështuar sërish për për t’i marrë para me anë të mashtrimit një biznesmeni. Policia arrestoi taksistin Arjan Ballcaj, 42 vje֛ç, si personi që shkoi me automjet për të marrë shumën prej 200 mijë eurosh të cilat i kërkoheshin biznesmenit Adi Haxhiymeri përmes mesazheve të dërguara në telefon.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se grupi hetimor ka dyshime se dërguesi i këtyre mesazheve ka qenë Florian Gjergji, i cili siç ka vepruar edhe më parë ndaj biznesmenëve të tjerë, përdorte emrin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Pasi ka marrë këto mesazhe, biznesmeni Adi Haxhiymeri pronar fabrikës së miellit “Prima” ka bërë denoncim në polici dhe më pas policia ka hetuar çështjen duke arrestuar 42-vjeçarin Ballcaj, që punonte si taksist në kryeqytet.

Në njoftimin zyrtar, policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, pasi 42-vjeçari është vetëm personi i përdorur për tentativën e marrjes së parave.

Florian Gjergji, 39 vjeç nga Shkodra është shpallur në kërkim që në maj të këtij viti dhe dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania. Ai është i dyshuar për 6 raste të mashtrimeve që nga janari i 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat