Koncesioni i sterilizimit, sot seanca në GJKKO për marrjen në pyetje të Ilir Beqajt

Shqipëria

Koncesioni i sterilizimit, sot seanca në GJKKO për marrjen në pyetje të Ilir Beqajt

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 08:36
Koncesioni i sterilizimit, sot seanca në GJKKO për marrjen në pyetje të Ilir Beqajt

Ditën e sotme, 20 nëntor, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbajë seancën për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me hetimet që janë kryer për koncesionin e sterilizimit të instrumenteve mjekësore.

Seanca për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë është vendosur në orën 12:00. Pas masës së caktuar nga gjykata, Beqaj duhet të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore çdo të premte, ndërsa nuk mund të dalë jashtë vendit pa një autorizim nga gjykata.

Për të njëjtën çështje, janë arrestuar ish -zv ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ata janë nën hetim për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh. Të dy ndodhen në qeli dhe gjykata u ka rrëzuar kërkesën për liri.

Lidhur me këtë dosje, në gusht të këtij viti, Gjykata e Posaçme i kërkoi prokurorisë të shtrinte hetimet edhe mbi përgjegjësinë e gjashtë personave të tjerë, përfshirë ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat