Shisnin drogë nëpër lagjet e Kavajës, arrestohen dy persona! Mbanin armë të ftohta me vete

Shqipëria

Shisnin drogë nëpër lagjet e Kavajës, arrestohen dy persona! Mbanin armë të ftohta me vete

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 14:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë vënë në pranga për shtije kanabisi në lagje të ndryshme të Kavajës.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” u bë e mundur kapja e 20-vjeçarit Suad Krasniq dhe 22-vjeçarit Andreja Uxhi, teksa lëviznin me automjet, në Qerret, me një sasi lënde narkotike kanabisi, të ndarë në disa doza, me qëllim shitjen.

Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe me 2 armë të ftohta (shkopinj bejsbolli) që u gjetën në brendësi të këtij automjeti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat