Aksident me vdekje në Kavajë

Shqipëria

Aksident me vdekje në Kavajë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të martë në aksin rrugor Kavajë-Durrës.

Një i ri, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur për vakjen një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në komisarit dhe po merret në pyetje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat