BE: Një parlament funksional, shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit

Shqipëria

BE: Një parlament funksional, shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë.

BE rikujton se një parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE.

“Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, njoftoi BE.

Kujtojmë që seanca e së hënës zgjati vetëm 5 minuta pasi deputetët e opozitës ndezën tymuese dhe flakadanë.

Megjithatë mazhoranca votoi në parim në mes të kaosit projektligjin për buxhetin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat