Operacioni “Tempulli”/ Arrestohen tre persona në Tiranë, me qindra doza kokaine gati për shitje

Shqipëria

Operacioni “Tempulli”/ Arrestohen tre persona në Tiranë, me qindra doza kokaine gati për shitje

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë rënë në pranga gjatë operacionit “Tempulli” në Tiranë, për shitje kokaine në doza të vogla.

Pas kapjes në flagrancë gjatë kontrollit fizik atyre u janë gjetur 310 doza kokaine të gatshme të cilat i shisnin në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas policisë, në pranga ranë B. Xh., 30 vjeç, A. M., 34 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë i kanë lokalizuar ata në rrugën “Papa Gjon Pali II”, ndërsa u sekuestruan 310 doza kokaine bashkë me 5 celularë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ata e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat