Abazoviqi nderohet me çmimin “Shqiponja e Artë”

Shqipëria

Abazoviqi nderohet me çmimin “Shqiponja e Artë”

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 21:03
Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka marrë çmimin “Shqiponja e Artë” në Tiranë, në ceremoninë që është organizuar në përkujtim të ditës së arbëreshëve.

Gjatë fjalës së tij pas marrjes së çmimit, Abazoviq tha se ky çmim duhet të jetë simbol bashkëpunimi dhe dashurie mes shqiptarëve në mbarë botën.

“Kur kemi vendosur për herë të parë për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Malit të zi, propozimi ynë ka qenë si të bëhet një Shqiponjë, dhe ajo shqiponjë mund të jetë edhe e artë”.

“Shqiponja e Artë dy vendet i bashkon dhe krijon një urë bashkëpunimi. Shqiponja do të jetë simbol i përkohshëm i dashurisë dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve në BE. Faleminderit shumë”, tha Abazoviq.

Në Ditën e Arbëreshëve dhe Samitin e Diasporës, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar trajnerit të kombëtares Sylvinhos çmimin Shqiponja e Artë pasi sipas tij ai është një “shqiptar që po lind”.

Rama tha se Sylvinho është personi i parë që po nderohet me çmimin “Shqiponja e artë” pa qenë një shqiptar dhe mes batutave i tha se ai nuk ka për të pasur zgjidhje tjetër veçse të pranojë nacionalitetin shqiptar.

“Mirëmbrëma!”, tha Sylvinho, ndërkohë që Rama tha se këtë përshëndetje, trajneri i kombëtares shqiptare e bëri njësoj si arbëreshët.

“Para së gjithash doja të falënderoja të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare. Pa harruar sigurisht edhe stafin e Federatës. Faleminderit të gjithëve, pa ju nuk do ishte e mundur të isha këtu dhe të merrja këtë çmim që për mua është një nder i madh”, tha Sylvinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat