Fredi Beleri reagon nga qelia pas vizitës së ministrit grek: Burgimi im i padrejtë

Shqipëria

Fredi Beleri reagon nga qelia pas vizitës së ministrit grek: Burgimi im i padrejtë

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 00:31
Fredi Beleri

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas vizitës së ministrit të Shtetit grek, Stavro Papastavrou.

Beleri shkruan se prezenca praktike e shtetit grek në paraburgim i jep forcë dhe optimizëm për një zgjidhje të drejtë të çështjes.

“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Shtetit, z. Stavro Papastavrou, për vizitën e tij në Burgun e Durrësit ku po qëndroj në paraburgim. Mbështetja e vazhdueshme dhe prezenca praktike e shtetit grek në paraburgimin tim të paprecedentë dhe të padrejtë, si dhe mohimin e të drejtës time për t’u betuar si Kryetar Bashkie, më japin forcë dhe optimizëm për një zgjidhje të drejtë të çështjes time, për të cilën jam plot shpresë”, shkruan Beleri.

Gjatë vizitës së tij të fundit, ministri shprehu mbështetjen e tij për Belerin, duke theksuar se “ne duam që prezumimi i tij i pafajësisë të respektohet plotësisht nga sistemi i drejtësisë shqiptare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat