“Komisionet hetimore mund të dështojnë”, Tabaku i përgjigjet Ramës: Lërjani opozitës këtë faturë

Shqipëria

“Komisionet hetimore mund të dështojnë”, Tabaku i përgjigjet Ramës: Lërjani opozitës këtë faturë

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 21:23
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh sot se komisionet hetimore që kërkon opozita të ngrejë mund të dështojnë pasi sipas tij bazohen në thashetheme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku shprehet se mazhoranca nuk ka pse të shqetësohet për këtë pjesë dhe t’ia lërë opozitës atë faturë ta paguajë nëse dështojnë, ndërsa thekson se nuk duan të zbatojnë të drejtën kushtetuese të përcaktuar me ligj.

Sipas saj, historia ka treguar se edhe për inceneratorin u tha se ishte thashethem dhe rezultoi thashethem i vërtetë.

Në lidhje me argumentin e mazhorancës se këto komisione hetimore nuk mund të ngrihen mbi bazën e një ligji të vjetër, deputetja shkruan se efektiviteti i tyre lidhet me vullnetin politik për t’i shkuar deri në fund.

Postimi i Tabakut:

Ditën e sotme dëgjuam një ligjërim të gjatë në lidhje me ngritjen e Komisioneve Hetimore të cilat mazhoranca i ka penguar vazhdimisht sidomos pas përfundimit të një Komisioni Hetimor si i Inceneratorëve që në fakt dëshmoi qartësisht se çfarë natyre ka qeverisja socialiste.

Pretendimi i përdorur më shpesh nga mazhoranca është se këto komisione hetimore nuk mund të ngrihen mbi bazën e një ligji të vjetër. Ndonëse nuk bashkëndaj këtë mendim, pasi komisionet hetimore efektive janë ngritur dhe kanë operuar pikërisht mbi këtë ligj të vjetër duke rezultuar edhe efektive, siç pranoi vetë kryetari mazhorancës. Arsyeja përse kanë rezultuar efektive lidhet me vullnetin politik për t’i shkruar deri në fund edhe kur mazhoranca përdorte akrobaci proceduriale për t’i mbyllur ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat