Detaje nga arrestimi i kryekomisarit, pasagjer në automjetin me 26 kg kanabis

Shqipëria

Detaje nga arrestimi i kryekomisarit, pasagjer në automjetin me 26 kg kanabis

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar kryekomisar Stiljan Pasho, me detyrë shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për përfshirje në “Trafikim të narkotikëve”.

Burime bëjnë me dije se Pasho ka qenë pasagjer në automjetin ku u kap 26 kg drogë nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek disa ditë më parë. Automjeti drejtohej nga një person nga Korça.

Informacioni për kryekomisarin ka qenë i administruar nga sektori i AMP Korçë, të cilët në bashkëpunim me prokurorinë, kanë pasur në procedim penal të ndjekur me metoda speciale, prej disa javësh.

Kryekomisari ka shoqëruar shtetasin Lorenco Lika për të kaluar mjetin tip “Passat” nga pala shqiptare drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin. Dhe ka dalë nga mjeti, duke u kthyer mbrapsht.

Në disa raste ky punonjës policie ka lëvizur edhe vjet në mjet me shtetasin e arrestuar, dhe një shtetas tjetër, fakt i provuar edhe nga sistemi Tims dhe kamerat e sigurisë. Nga deklarimet e punonjësve të P.K.K Kapshticë kanë pranuar se kanë qenë të trysnuar nga kryekomisari për të mos kontrolluar mjetin, droga ndodhej në pjesën e bomblës së gazit në bagazh. Informacionet janë përcjellë tek homologët grekë të cilët bënë kapjen e drogës dhe arrestimin e dy të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat