"Federata Opozitare", Shabani thumbon Mediun: Nuk gjeneron shpresë kur një ditë je në SPAK dhe ditën tjetër për bashkim

Shqipëria

"Federata Opozitare", Shabani thumbon Mediun: Nuk gjeneron shpresë kur një ditë je në SPAK dhe ditën tjetër për bashkim

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 07:06
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani në një intervistë televizive u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha e kupton shumë mirë se po i heq opozitës mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Lidhur me "Federatën opozitare" ai ironizoi Mediun duke thënë se nuk mund të ngjallë shpresë kur paraqitet në SPAK për Gërdecin dhe më pas të pretendojë të formojë federatë opozitare.

“Berisha e kupton shumë mirë se po i heq opozitës mbështetjen nga ndërkombëtarët. Tani ata nuk reagojnë se në krye është Berisha. Ai e di këtë gjë por nuk do të largohet, thotë e marr me vete dhe nuk e lëshoj.

Edhe në këtë rast, Mediu del e lexon deklaratën për Federatën opozitare, që këtu ka mbaruar si gjë. Nuk gjeneron shpresë kur të hënën je në SPAK e të martën në Federatë. Nuk mund ta zëvendësosh qeverinë që është në SPAK me një tjetër që është pranë në SPAK”, u shpreh Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat