“Tempulli”/ Arrestohet një 23-vjeçar dhe vëllai i tij në kërkim për shitje kanabisi në Burrel

Shqipëria

“Tempulli”/ Arrestohet një 23-vjeçar dhe vëllai i tij në kërkim për shitje kanabisi në Burrel

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar është vënë në pranga për shitje kanabisi afër shkollave në zona të ndryshme të Burrelit, ndërsa vëllai i tij i cili ishte bashkëpunëtor me të, është shpallur në kërkim.

23-vjeçari J. S.teksa po drejtonte një automjet tip “Benz”, ka parë automjetin e policisë dhe ka hedhur nga xhami i makinës një sasi kanabisi të ndarë në doza gati për shitje dhe një përforcues grushti. Policia ka qenë në ndjekje derisa është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, është gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje (gjithsej 174 doza), 47 fara kanabisi, 1 radio marrëse-dhënëse, 1 rrip multifunksional, 1 jelek si të Policisë, si dhe 2 shkopinj metalik, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 krehër kallashnikovi me 25 fishekë.

Sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me dozat dhe me përforcuesin e grushtit, që u gjetën në momentin e ndalimit, celularin e të arrestuarit dhe me automjetin tip “Benz”, që përdorej për shpërndarjen e dozave të kanabisit.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi J. S. Shiste kanabis së bashku me vëllain e tij A.S 22 vjeç, i cili është në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat