Gruri është ende pa u shitur! Në Korçë ngurojnë ende të mbjellin, çmimi është ulur

Shqipëria

Gruri është ende pa u shitur! Në Korçë ngurojnë ende të mbjellin, çmimi është ulur

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Në sezonin e mbjelljes së grurit, fermerët e rajonit të Korçës duken skeptikë, pasi ata ende nuk kanë arritur të shesin prodhimin e vitit të kaluar.  

Fuat Orhani, nga fshati Rëmbec, është një prej prodhuesve më të mëdhenj të grurit në zonë, por vit pas viti ai e ka ulur sipërfaqen që kultivon për shkak të mungesës së tregut dhe çmimit të ulët.

Nga 50 ha që kultivonte ai tani e ka ulur sipërfaqen në 15 ha, ndërsa të gjithë grurin e prodhuar sezonin e kaluar ai e ka ende të magazinuar dhe pohon se nuk ka shitur ende asnjë kilogram.  Çmimi i ulët në treg përballë kostove të rritura të prodhimit është faktori kryesor që pengon shitjen.

Momentalisht kam mbi 1200 kv të magazinuar dhe kam blerë farën, DAP për mbjellje e reja por çmimet e tyre janë të shtrenjta. Nuk kemi shitur asnjë kg. Çmimi është jo nën kosto por më keq se nën kosto. Me 26, 27 apo 28 lekë nuk shitet gruri, është fatkeqësi për një fermer”, tha fermeri.

Vitin e kaluar sipërfaqja e kultivuar me grurë në qarkun e Korçës u rrit me 1100 ha ndërsa për prodhuesit e grurit sfidë kryesore mbetet kostoja e prodhimit, që i detyron ata të shesin me çmime më të larta sesa produktet që vijnë nga importi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat