Nis sot shpërndarja e bonusit të festave për pensionistët, Hado: Përfitojnë 704 mijë qytetarë!

Shqipëria

Nis sot shpërndarja e bonusit të festave për pensionistët, Hado: Përfitojnë 704 mijë qytetarë!

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 11:34
Astrit Hado

Sot ka nisur shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët, me rastin e festave të fundvitit. Në një konferencë për mediat, drejtori i ISSH Astrit Hado u shpreh se ky bonus mund të tërhiqet nga qytetarët deri në 31 Dhjetor të vitit të ardhshëm.

Hado theksoi po ashtu se përfitues të bonusit janë 704 mijë qytetarë dhe se ai do të shpërndahet bashkë me këstin mujor.

“Si çdo vit edhe sivjet ky bonus jepet për të gjithë qytetarët që marrin një shpërblim në formën e pensionit të pleqërisë, apo të trajtimit të veçantë. Numri total i përfituesve që do të trajtohen me këtë bonus është 704 mijë qytetarë shqiptarë, masa e këtij përfitimi është 5 mijë lekë të reja dhe e drejta për ta përfituar këtë bonus fillon që nga sot dhe afati i tërheqjes është 1 vit. Të gjithë ata që nuk munden për arsye të ndryshme ta tërheqin në prag festash, mund ta tërheqin vitin e ardhshëm, pa pasur nevojë të shtyhen në radhë”, u shpreh Hado.

Siç i cilësoi dhe kreu i ISSH-së, nga ky bonus përfitojnë përkatësisht këto kategori:

-585 mijë pensionistë

-2172 qytetarë përfitojnë si ish-minatorë

-2500 qytetarë me pension social (ata që janë mbi 70 vjeç dhe skanë asnjë përfitim tjetër)

-Mbi 6 mijë qytetarë që janë ish-ushtarakë ose ish-punonjës policie, ish-zjarrfikës.

-Përfitojnë të gjithë pensionistët për shkak të profesionit të vështirë siç janë naftëtarët

–Përfitojnë fëmijët e Republikës, invalidët e luftës etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat