Shtatë vjet për një gjyq! Vonesat e drejtësisë për Korçën

Shqipëria

Shtatë vjet për një gjyq! Vonesat e drejtësisë për Korçën

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 12:19
Shtatë vjet për një gjyq! Vonesat e drejtësisë për Korçën

Një qytetari nga Korça të cilit i nevojitet t’i drejtohet Gjykatës së Apelit në Tiranë i duhen 7 vite kohë që të nisë shqyrtimi i çështjes së tij pa llogaritur edhe kohën e nevojshme të gjykimit deri në marrjen e një vendimi.

Pas mbylljes së Gjykatës së Apelit në Korçë për shkak të reformës së gjyqësorit sipas ekspertëve koha e marrjes së drejtësisë për qytetarët është rritur në mënyrë drastike.

Situata që paraqitet sa i takon kohës së marrjes drejtësi është përkeqësuar shumë duke filluar prej vitit 2016 që përkon me reformën.

Në Gjykatën e Apelit Korçë në vitin 2016 një çështje civile themeli zgjidhej për 147 ditë, përpara se ajo të shkrihej një palë e merrte vendimin për 533 ditë. Në 6 mujorin e parë (2023) ku tashmë të gjithë qytetarët korçarë marrin drejtësi në gjykatën e vetme të apelit në Tiranë kohëzgjatja e vlerësuar për shqyrtim gjyqësor është 7 vjet. Pra ka qenë më mirë para fillimit të reformës gjyqësore dhe më mirë edhe kur gjykata e Korçës ishte më keq dhe erdhi deri në shkrirjen e saj përfundimtare në një Gjykatë të vetme të Apelit.

Vonesat e Apelit kanë sjellë një efekt zinxhir edhe në shërbimet e tjera që lidhen me të duke përfshirë sistemin noterial i cili sipas ekspertëve po provokon vonesa tej të arsyeshmes duke krijuar pamundësi të palëve për të bërë të mundur çelje të trashëgimisë për të përfunduar çështje që kanë një ndërveprim me gjykatën apo me kadastrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat