Specialisti i trafikut: Shoferet nuk na ofrojnë ryshfet, vetëm burrat

Shqipëria

Specialisti i trafikut: Shoferet nuk na ofrojnë ryshfet, vetëm burrat

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Gerhard Baka, specialist i trafikut rrugor i ftuar në emisionin “Good morning Albanians” në Euronews Albania foli për shkeljet e kodit rrugor nga shoferët dhe tentativat e tyre për të korruptuar.

Ai u shpreh se janë burrat ata që tentojnë të korruptojnë efektivët e policisë në varësi të shkeljeve që kanë kryer. Rastet kur një grua tenton të japë ryshfet janë më të rralla.

“Femrat janë raste të rralla të cilat kanë tentuar të korruptojnë, nuk është si kulturë. E kemi si lloj tradite. Femra nuk e koncepton dot që të tentojë të korruptojë, për shkak të statusit që ka, që është femër. Kemi raste të rralla.

Grupmoshat janë të ndryshme te meshkujt, duke filluar nga 19-vjeçarët deri të 65-vjeçarët. Në varësi të shkeljes që kanë kryer është dhe tentimi i korruptimit,” – u shpreh Baka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat