Berisha: Rezultatet e PISA-s janë dëshmia më flagrante për mësuesit e partisë

Shqipëria

Berisha: Rezultatet e PISA-s janë dëshmia më flagrante për mësuesit e partisë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 12:46
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët, ku u ndal tek raporti i PISA-s për Shqipërinë, i cili evidenton se njohuritë  e 75% të 15-vjeçarëve shqiptarë në matematikë, lexim dhe shkenca janë përkeqësuar në 4 vitet e fundit.

Në fjalën e tij Berisha tha se Shqipëria nuk është gjendur kurrë më paqrë kaq poshtë në renditjen e PISA-s.

Ai bëri fajtore maxhorancën qeverisëse për uljen e nivelit të njohurive të 15-vjeçarëve shqiptarë.

Sipas tij faktorët kyç, janë korrupsioni dhe punësimi i militantëve të PS si mësues në shkollat e ndryshme të vendit.

“PISA është programi ndërkombëtar i organizatës së kombeve të zhvilluara për vlerësimin e nxënësve 15-vjeçarë.

Fillimin në këtë program, Shqipëria e ka në vitin 2009, por unë jam sot këtu për të shprehur denoncimin, natyrisht dhe keqardhjen më të thellë për rënien dramatike të treguesve mbi të cilët bazohet ky studim periodik, leximin, matematikën dhe shkencën, tre fushat kryesore, të nxënësve në Shqipëri.

Shqipëria sigurisht nuk ka qenë në nivelet që duhej të ishte në pikët në këtë program. Por Shqipëria realizoi një rritje vertikale gjatë viteve 2006-2013. Kjo ishte ana më pozitive e saj.

PISA e vitit 2022, e cila ka 8 vite të Rilindjes famëzezë të Shqipërisë dhe 1 vit nga qeverisja e mëparshme, pra kjo është PISA më e plotë e një qeverisje. 8 me 1.

Dhe kjo provohet dramatike, fatale në shumë aspekte për arsimin shqiptar.

Kjo rënie, për të cilën zonja Sula do ju flasë gjerësisht, ka 2 shkaqe themelore.

Të parin, korrupsionin, korrupsionin, korrupsionin.

Të dytin, kalimin nga arsimi për Shqipërinë në arsimin e partisë. Nga mësuesit për Shqipërinë, në mësuesin e partisë.

Këto dy faktorë kanë bërë që ne të zbresim në të gjithë treguesit nën nivelin e vitit 2009.

Të zhbëhet një arritje thelbësore, e cila në vitin 2018, në pikë, të kalohet mbi 400 pikë nga 470-480 në fusha. Ishte një ngjitje premtuese dhe kjo ngjitje përmbyset në mënyrë katastrofave, zbret nën nivelin e vitit 2009 dhe kjo është dëshmia më flagrante e shkatërrimit, e shpërbërjes së sistemit arsimor, që nga ajo që është një rivdekje e vërtetë e zhvillimit të Shqipërisë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat