Aroma e rëndë në Mamurras/ Ndotja e ajrit u shkaktua nga një pikë gazi në Thumanë

Shqipëria

Aroma e rëndë në Mamurras/ Ndotja e ajrit u shkaktua nga një pikë gazi në Thumanë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aromë e rëndë është ndjerë në Mamurras dhe Fushë Mamurras mesditën e së enjtes, teksa nxënësit e shkollave janë nxjerrë nga klasat dhe është ndërprerë mësimi.

Sipas një njoftimi nga Bashkia e Kurbinit, ndotja e ajrit vinte nga një pikë gazi në Thumanë të Krujës dhe u identifikua burimi i ndotjes.

“Sapo njoftohemi nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin, se pas verifikimeve të bëra në terren, u konstatua që ndotja e ajrit me gaz, vinte nga një pikë gazi në territorin e Njësisë Administrative Thumanë, të bashkisë Krujë.

Strukturat e MC të bashkisë Kurbin, bashkë me të tjerë, ishim vete në vendngjarje dhe u identifikua burimi i ndotjes.Megjithatë, strukturat e MC të bashkisë Kurbin janë në gadishmëri në varësi te situatës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat