Asambleja e PS, Çuçi: Do të dixhitalizojmë shërbimet edhe në qeverisjen vendore

Shqipëria

Asambleja e PS, Çuçi: Do të dixhitalizojmë shërbimet edhe në qeverisjen vendore

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 16:17
Bledi Çuçi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e PS evidentoi dixhitalizimin e shërbimeve qeveritate si një histori suksesi, e cila do të shtrihet tanimë edhe në qeverisjen vendore.

“Një transformim i paimagjinueshëm më parë, me plot 1237 shërbime që ofrohen vetëm online, pa radhë nëpër sportele e larg çdo kontakti fizik me nëpunësit.

Nuk mbaron e gjitha këtu. Revolucioni ynë teknologjik do të shtrihet në mënyrë kapilare edhe në shërbimet e qeverisjes vendore”, tha Çuçi.

Kreu i Grupit të PS përmendi gjithashtu edhe ndërprerjen definitive të zinxhirit korruptiv në Kadastër përmes revolucionit teknologjik në sistemet e pronës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat