Rama: Pa PS, nuk kishte anglo-amerikan që bënte reformë drejtësie në Shqipëri

Shqipëria

Rama: Pa PS, nuk kishte anglo-amerikan që bënte reformë drejtësie në Shqipëri

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 17:39
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha në Kongresin e PS se reforma e suksesshme në drejtësi është bërë vetëm falë PS dhe qeverisjes së majtë.

Sipas Ramës, nëse PS nuk ishte në pushtet as amerikanët dhe as europianët nuk do të bënin dot këtë reformë, të cilën siç tha amerikanët dhe evropianët ia servirin si model vendeve të rajonit.

“Reforma që ne ndërmorëm në Drejtësi është reforma më e thellë për ndërtimin e shtetit modern evropian të shqiptarëve, asnjëherë askush, që nga shpallja e Shqipërisë shtet nuk e ndërmori një reformë të tillë. Sot ka shumë përpjekje që thonë se është një produkt i imponuar nga BE dhe SHBA. Asgjë më të pavërtetë se kjo nuk ka.

Le të hidhet përpjekjet kush të dojë por reformë në drejtësi pa PS-në dhe pa fitoren tonë në 2013, nuk kishte anglo-amerikan apo euro perëndimor që bënte dot në Shqipëri. Ambasada e SHBA-së dhe BE nuk erdhën në 2013, ishin këtu dhe më para. Nuk e solli koha këtë transformim po e solli PS. PS nuk e solli Amerika dhe as Europa por e solli populli shqiptar. S’e bëmë vetëm, por jemi në gjendje t’i bëjmë Shqipërisë aleatë miq dhe parterë në atë nivel që Shqipëria s’i ka pasur kurrë”, – tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat