“Tempulli”/ Shiste kokainë në Patos, arrestohet një 33-vjeçar! I sekuestrohet makina

Shqipëria

“Tempulli”/ Shiste kokainë në Patos, arrestohet një 33-vjeçar! I sekuestrohet makina

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke shitur kanabis në qytetin e Patosit.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të automjetit të 33-vjeçarit K.O nga Ballshi, u gjetën 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 72 mijë e 800 lekë 1 mijë e 250 euro dhe 630 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat